Web Analytics
E hënë, 27 Maj, 2024
13.4 C
Pristina

“Zë vendin e dytë pas Luizit”, gazetari zbulon sa paguhet Armaldo

Bledi Mane ka treguar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” se sa lekë fitojnë ish-banorët e “Big Brother VIP 2” nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.

Sipas tij, listën e kryeson fituesi i reality show-t, Luiz Ejlli, i cili në muaj merr 100 mijë euro.

Bledi u shpreh se këngëtari i dashur për publikun kërkon shuma të mëdha për një koncert.

Ndërkohë vendin e dytë e zë Armaldo Kllogjeri, ku sipas Bledit, ai e mbyll muajin me 15-17 mijë euro.

“Maestro është goxha aktiv. Duke qenë një artist profesionist edhe një njeri që iu largua vendit të punës për shkak të kontratës dhe pritet të rikthehet, ka menazhuar mirë situatën.

Ndoshta duke qenë familjar, baba për herë të dytë, është më nevojtar për financa.

Ka goxha ftesa. Ndryshe nga Luizi, ka çmime më të pranueshme.

Sepse Luizin me mik mund ta ftosh në një koncert e merr 15-20-30 mijë euro.

Maestron mund ta ftosh me 5-7 milionë lekë të vjetra.

Pra me Maestron flet, komunikon, nuk ka barriera.

Duke qenë një personazh kontrovers në kuptimin e karakterit, është personazh i dashur.

Pastaj di të këndojë këngën popullore dhe klasike, është aktor.

Është shumë planesh.

Kështu që mbetet një personazh i dashur dhe muajin Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë euro”, tha gazetari i njohur.

Të fundit