Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, i ka dërguar një letër Elton Ilirjanit pas një kontakti mes tyre që solli mundësinë e bisedës së këngëtares me të birin. Kjo letër ka zbuluar detaje të thella rreth marrëdhënies së tyre dhe sfidave që kanë kaluar në momente të vështira familjare.
Robert Nolfe: Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim marrëdhënien tonë, por në një pikë të martesës, pas disa vitesh që përpiqeshim, nuk po funksiononte dhe vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot zakonisht.
Ndarja e tyre ishte e dhimbshme dhe përkoi me momente shumë të vështira për Parashqevi Simakun, sidomos pas vdekjes së papritur të babait të saj. Roberti tregon se kjo fatkeqësi ndihmoi në intensifikimin e tensioneve mes tyre, duke e shtyrë atë të merrte pozita më ekstreme.
Gjatë procesit të ndarjes, ai thotë se Parashqevia refuzoi çdo propozim për zgjidhje, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për të dy. “Në media janë thënë shumë gjëra të cilat nuk janë të vërteta”, thotë ai, duke përmendur se ajo kishte pasur mundësinë të takonte djalin e saj, por kishte refuzuar vizitat e propozuara.
Roberti tregon se gjithmonë kishte pasur në mendje mirëqenien e djalit të tij. Ai është përpjekur të mbajë lidhje me familjen e Parashqevisë, duke iu bërë të qartë se situata ishte e vështirë për të gjithë, dhe se ka pasur mungesë komunikimi pas divorcit.
“Nuk është e lehtë për një burrë t’i jepet kujdestaria” – thotë ai, duke rrëfyer vështirësitë që ka kaluar si baba i vetëm. Megjithatë, Roberti ka arritur të krijojë një marrëdhënie të mirë me djalin e tij, i cili tashmë është një djalë i ri që merr vendimet e tij.
Ishte emocionuese për Robertin të shihte se djali i tij filloi të fliste me Eltonin, duke e konsideruar këtë ndihmën për të gjitha palët. Ai beson se kjo mund të jetë një mundësi për të rinovuar lidhjen mes Parashqevisë dhe djalit të saj, duke ecur përpara në një mënyrë pozitive.
Roberti gjithashtu iu drejtohet atyre që i dërgojnë mesazhe kërcënuese, duke i kërkuar që të përqendrohen në energji pozitive dhe të vlerësojnë artin dhe kulturën. “Nëse zgjedhin të shprehen me dritë pozitive për këtë thesar kombëtar të gjetur së fundmi”, tha ai.
Më në fund, duke përfunduar letër, Roberti shpreh falënderim për Elton Ilirjanin, duke e konsideruar kontributin e tij për rikthimin e lidhjeve familjare një arritje të vyer.