Web Analytics

ZPS kërkon të shpallet fajtor ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala

Botuar nga: InfoKosova

Është mbajtur seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Prokurori Filippo De Minici i cili përfaqëson ZPS-në tha se Pjetër Shala meriton dënim të rëndë për krimet e kryera ndaj civilëve, kryesisht shqiptarë, transmeton Telegrafi.

“Ata që kanë kryer krime lufte asnjëherë nuk mund t’i shmangen drejtësisë. Ju kërkojmë ta shpallni fajtor për krimet që i ka kryer”, është shprehur ai.

Ai tha se akuzat lidhen me krime që janë kryer mes datës 17 maj dhe 5 qershor në vitin 1999, në një fabrike të metalit në Kukës.

“Kontributi që ka dhënë ai në këto krime ka qenë i konsiderueshëm. Ai ka ushtruar një dhunë të frikshme kundrejt viktimave të terrorizuara. Të rrahesh persona që nuk mund të mbrohen nuk është luftë, është një akt frikacak i pajustifikueshëm dhune. I akuzuari nuk bëri asgjë për të iu lehtësuar dhimbjet. Më së paku, do të ishte larguar teksa ndodhnin këto mizori, por ai nuk e bëri. Ai rrahu njërin pas tjetrit dhe koha nuk e ka ndryshuar karakterin e tij. Për të gjitha këto arsye, ai meriton dënim të rëndë”, tha prokurori Filippo De Minicis.

Ai tha tutje ” një shqiptar i ri u rrahë dhe më pas u vra, ai nuk ishte aspak i rrezikshëm, dhe i akuzuari ishte një prej kryerësve të vrasjes së tij”.

“Ai nuk mundi ta shihte përfundimin e luftës, e as të shihte Kosovën pas luftës, ia hoqën të drejtën për të jetuar. Viktima tjera që mbijetuan kanë pasoja fizike dhe psikologjike, kujtimet e ndalimit që kanë pasur në Kukës ende i shfaqen në ëndërr”, theksoi ai. /Telegrafi/

Të FUNDIT