Web Analytics

Zyrtare, ky moderator i zuri vendin Arbanës dhe do ta moderoj Big Brother Albania 3

Botuar nga: InfoKosova

Eshtë zbuluar data dhe se kush është prezantues i Big Brother VIP Albania 3.

Në një klip të shpërndarë në Instagram, në faqen zyrtare mësohet se BBVA do të nisë më 13 janar.

Po ashtu kuptohet se këtë reality shou kësaj radhe do ta udhëheq Ledion Liço.

“Të gjithë banorë…përveç njërit! Por kush janë ata? Zbulojeni nga 13 Janari në “Big Brother Vip”, vetëm në ekranin e Top Channel”, thuhet në klip.

Të shumta qenë reagimet në pjesën për komente, disa nga të cilët nuk e priten mirë, kur kuptuan për prezantuesin.

Nuk pritej që Arbana Osmani të largohej nga Big Brother, ndonëse zërat kanë qarkulluar prej kohësh.

Arbana ka rrëmbyer zemrat e publikut tash e një kohë të gjatë, pasi ka moderuar shumë spektakle të tilla.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të FUNDIT