Edhe pse për shumë vite ka punuar mbrapa skene, Dalina Buzi ka qenë gjithmonë një emër i dëgjuar dhe i njohur i ekranit shqiptar.
Vitet e fundit producenten po e shohim më të angazhuar edhe vetë si moderatore e së fundmi si pjesatre e jurisë së DWST.
Por sot po ju tregojmë si dukej ajo 32 vite më parë dhe kjo foto u mundësua nga mamaja e saj.
Dalina e ka ndarë kohë më parë në profilin e saj në Instagram, këtë foto krah motrës.
“Mami që herë pas here me çon në wp foto nga fëmijëria. Këtu me motrën (unë majtas) në 1990-1-2. Isha nga klasa e 8 dmth. motra duket sikur është 10 vjet më e vogël se unë,” shkruan Dalina që në fakt edhe vetë duket shumë më e vogël dhe engjëllore se 14-vjeçaret e sotme.
Kujtojme se Dalina per momentin eshte ne juri ne spektaklin Dancing with the stars.