Web Analytics

37 mijë euro fustani i finales për Arbanën”, Eduard Grishaj: Do ia pres një copë

Botuar nga: InfoKosova

Arbana Osmani është komentuar disa herë në rrjet për fustanet e saj të shtrenjta gjatë prezantimeve televizive.

Megjithatë, së fundi qarkullon një tjetër thashethem.

Në finale “e zonja e shtëpisë” do të mirëpresë shqiptarët e veshur me një veshje që kushton 37 mijë euro.

E ndalur në këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip Albania dhe njëherazi bashkëshorti i Arbanës, Eduard Grishaj tha në formë batute se do t’i presë një copë në përfundim të spektaklit për të nxjerrë gjysmat e lekëve të shpenzuara.

Megi Pojani: Veshja e Arbanës për finale kushton 37 mijë euro.

Eduart Grishaj: 37 mijë euro ë? Faktikisht Arbana, mendoj unë, është prezantuesja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pas Shqipëria dhe e meriton të ketë fustanin më të bukur.

Mirëpo, nëse është 37 mijë euro…

Megi Pojani: Po, nëse është 37 mijë euro, unë ndahem që tani nga Arbana.

Eduart Grishaj: Jo, nëse është 37 mijë euro, do i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes.

Të kap gjysmën e vlerës të paktën.

Megi Pojani: Gjatë këtij Big Brotheri, sherret mes teje dhe Arbanës janë shtuar.

Eduart Grishaj: Po, patjetër.

Por në kuadër të lojës.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion.

Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

Artikull i sponsorizuar

RRJETET SOCIALE

1,163,179FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
405AbonentëAbonohu

Të FUNDIT