E premte, 23 Maj, 2025
20.7 C
Pristina

“5 plagë të lehta dhe dy fatale” – zbulohen detaje të reja nga raporti i autopsisë për rastin e dizenjatorit Isufi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Vdekja e dizenjatorit të njohur, Festim Isufi, më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B në Prishtinë, tronditi opinionin publik dhe ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale e media.

Sot, raporti mjeko-ligjor i rastit është dorëzuar zyrtarisht prokurores së çështjes.

Insajderi, bazuar në burime të afërta, mëson se raporti konstaton gjithsej shtatë plagë në trupin e viktimës, nga të cilat pesë janë klasifikuar si të lehta, ndërsa dy si fatale, këtë të fundit në zonën e qafës dhe fytit.

Në të njëjtën ngjarje tragjike, e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila është therur me thi*kë dhe po trajtohet për lëndimet e marra.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Insajderi ka kërkuar përgjigje nga prokuroria për rastin, por deri tani nuk kemi pranuar përgjigje.

PROMO

Nga Rubrika