E martë, 5 Nëntor, 2024
11.8 C
Pristina

Vdes personi që kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur një person që kishte rënë në një pusetë të hapur më 9 gusht.

Ai ishte duke u trajtuar që nga data 9 gusht.

“ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE- Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.

Nga Rubrika