E martë, 1 Tetor, 2024
16.7 C
Pristina

Mori ryshfet nga një grua që ta ndihmonte në marrjen e patentë shoferit, arrestohet prishtinasi

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për pranimin e ryshfetit.

Sipas Policisë së Kosovës, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë siguruar prova që dëshmojnë se i dyshuari, një qytetar kosovar, kishte pranuar ryshfet nga një grua kosovare me premtimin se do ta ndihmonte atë në procesin e marrjes së patentë shoferit.

Pas intervistimit nga autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Nga Rubrika