E hënë, 7 Tetor, 2024
11 C
Pristina

Bëhet viral momenti kur këngëtari i njohur shmang puthjen e Diddy-t (Video)

Një video nga “Golden Globes 2014”, në të cilën Bono shmang puthjen e Diddy, ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit.

Një klip i takimit të tyre të sikletshëm është rishfaqur, duke u bërë menjëherë virale në rrjetet sociale pas arrestimit të Diddy dhe akuzave për abuzim seksual, shfrytëzim, zhvatje dhe trafik seksual.

Në klipin e publikuar, Diddy shfaqet në skenë për të prezantuar çmimin për këngën më të mirë origjinale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të vitit 2014.

Kur U2 u ngjitën në skenë për të marrë çmimin për këngën e tyre “Ordinary Love”, reperi iu drejtua Bonos për ta puthur, në atë moment, ylli i rrokut u largua, duke shmangur puthjen e Diddy-t dhe u drejtua drejt mikrofonit.

“Shumë fansa thonë se gjuha e trupit të Bonos është një shenjë se ai e dinte se diçka nuk shkonte me Diddy “, raportoi “Radar Online”.

Megjithatë gazeta sqaroi se Bono, në atë kohë, nuk dinte asgjë për aktivitetet kriminale të Diddy.

Shiko videon:

@dailymail

RESURFACED: Bono dodged a kiss from disgraced music mogul ‘Diddy’ at the 2014 golden globes. According to RadarOnline, Bono ‘still shudders’ to think about the moment. #diddy #bono #clip #news

♬ original sound – Daily Mail

 

Nga Rubrika