Rastet e tradhtive, veç se një temë mjaft intriguese për bisedat e tavolinave, tashmë ka marrë një hapsirë edhe në ekran.
Këtë herë u trajtua çështja e një gruaje me kancer e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.
Pasi u kthye nga Turqia ku shkoi të trajtonte kancerin, iu dhanë në dorë rezultatet e investigimit të bërë nga ekipi i Shkënda Lilit në “1 herë mat”.
Ajo pa fotot që bashkëshorti dhe e dashura e tij e kishin thyer premtimin që nuk do takoheshin gjatë kësaj kohe që ajo trajtohej.
“E di çfarë mendova tani?
Mos ndoshta ishte pikërisht ajo që më duhej për t’i dhënë fund gjithë këtij kalvari vuajtjesh.
Dua ta mendoj me qetësi, por mendoj që dua të përballem me ta, t’i shoh në sy.
Jam shumë e qetë, tani ka rëndësi vetja ime në radhë të parë.
E prisja në një farë mënyre se nuk u ndanë gjithë këto vite, edhe pas kërkesës së fëmijëve,” tha ajo.
Klientja shkon të ballafaqohet me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që shkojnë për të drekuar në një restorant jashtë Tirane.
Nën shoqërinë e një gote vere nuk mungojnë as prekjet mes tyre.
Në momentin që klientja zbret nga makina për t’u ballafaquar me ta, të dy hidhen në ajër nga shokimi.
Bashkëshorti: Të lutem sqarohemi më vonë..
Klientja: Nuk ka për çfarë të sqarohemi, ju kam lënë të qetë
Bashkëshorti: Ja e kam larguar tani, të lutem..
Klientja: E kam ngrënë turpin me bukë.
Shijojeni drekën vazhdoni…
Shiko videon:
View this post on Instagram