Ju duket vetja se jeni rrethuar në një humnerë sa i përket modës?
Ne e kemi përgjigjen si të dilni nga kjo situatë e mërzitshme!
Edhepse fillimi i pranverës është në prag të ardhjes, ju keni shpenzuar një pasuri të tërë në koleksionin më të ri dimëror.
A ju mungon ideja dhe frymëzimi në veshje dhe përcjellje të modës? Ja disa nga truqet që mund të ju identifikojnë:
Në garderobën tuaj dominojnë vetëm dy-tri stile.
Për shembull – xhinse të ngushta në disa ngjyra, rroba që nuk kërkojnë hekurosje dhe këmisha klasike…
Ju jeni një mjeshtër i “uniformës”.
Kur është hera e fundit që keni dalur pa këpucët tuaja të preferuara, atletet adidas apo xhinset deri në bel?
Vazhdimisht i përsëritni rrobat.
Ne e dimë që visheni me veshje të rastit apo ‘casual’…
Fustani juaj i zi është bërë i domosdoshëm.
Një i tillë klasik është mëse i nevojshëm, por jo edhe të vishet çdo javë!
I qëndroni besnik brendeve të njejta.
E dini çdo dyqan me emër dhe merrni lirime nga sasia e tepërt e blerjeve.
Bleni me të madhe. Dhe sërish nuk keni se çfarë të vishni!
Garderoba juaj është plotësisht njëngjyrëshe.
Në mesin e ngjyrës së zezë, mund të gjenden ndoshta edhe disa nuanca gri…
Nuk ju kujtohet kur e keni ndërruar herën e fundit çantën?
Apo stilin e flokëve?
Apo ndoshta syzet e diellit?!