Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit duket se është krisur përfundimisht.
Një debat i fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Eglit, duke i dhënë fund asaj që dikur është menduar të jetë një lidhje e fortë.
Shkaku i përplasjeve mes dyve është një komentin i Gjestit në lidhje me një nishan në trupin e Eglit, një çështje që është shëndrruar në një bisedë të zgjatur dhe dëshpëruese.
Pasi diskutimet në prime, Rozana e ka kaluar linjën duke e bërë Gjestin të perceptojë se ai duhet të tregojë më shumë dashuri ndaj Eglit. Sidoqoftë, artisti ka shpërthyer në ulërima, duke deklaruar se ndjenja e tij për Eglin nuk është ajo që ai mendonte të ishte. Ky moment jo vetëm që ka krijuar tension në shtëpinë e Big Brother Vip, por ka shkaktuar gjithashtu reagime të shumta nga audienca.
Një nga komentet më të dukshme ka ardhur nga ish-partnerja e Gjestit, Xheneta. Ajo ka pëlqyer postimin lidhur me situatën, duke treguar se është në anën e Gjestit.
Kjo pasiguri për marrëdhënien midis Gjestit dhe Eglit po bëhet gjithnjë e më e qartë, duke reflektuar një klimë emocionale dhe tensioni brenda shtëpisë.
Jo vetëm kaq, por Anaid Kaloti ka shpërndarë mesazhin e një ndjekësi i cili ndër të tjera shkruan se duhet të hyjë Xheneta “ta sjelli në vete Eglin”, e ndërsa Anaidi i bashkohet mendimit të tijë se tashmë finalistja e BBVK3 duhet të bëhet pjesë e lojës, mendim me të cilin edhe Xheneta duket se bie dakord pasi e ka rishpërndarë këtë Instastory.