Sara Kolami sapo ka pranuar një urim të veçantë nga Drilon Rama.
Dy ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, tejet të komentuar mbi raportin mes tyre, u panë edhe mbrëmë të festonin bashkë me të ftuarit e tjerë.
E sot, Driloni i dedikoi një urim Sarës duke ndarë imazhe nga desta e mbrëmshme.
“Gëzuar ditëlindjen o ‘pëllumb i klasit të lartë’”, shkroi ai karshi fotografive.
Dyshja akoma nuk e kanë specifikuar relacionin mes tyre, i cili nuk morri kahje definitive as gjatë izolimit disa mujor në BBVK.