E hënë, 31 Mars, 2025
7.7 C
Pristina

Gjesti surprizohet nga prindërit, të përlotur puthje dhe përqafime mes tyre: Ju dua, çdo gjë e bëj për ju!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti ka përlotur në takimin me prindërit e tij.

I përmalluar pas disa muajve në izolim nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, artisti ka përqafuar në lot të ëmën dhe të atin duke thënë se pa ta dhe mirëqënien e tyre, nuk ka asgjë.

I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që ju ka vënë në sy.

Gjesti: Çdo send që kam bërë, e kam bërë veç për ju, vetëm që ju të ishit mirë, nëse ju s’jeni mirë mua s’më hynë në punë asgjë.

Babai i Gjestit: Çdo i ri mund të bëjë gabime. Tani je rritur kështu që unë të kam falur gjithçka.

Më pas Gjesti ka vijuar të hap dhomën tjetër, nga ku ka dalë nëna e tij. I përlotur dhe tepër i përmalluar ai e ka përqafuar fortë.

Mami i Gjestit: Besi, je mërzitur. Mos më bëj të qajë edhe unë. Ngrije kokën, shihe nënën.

Gjesti duke përqafuar në lot të ëmën: Vetëm pak më lërë këtu, vetëm pak.

Mami i Gjestit: Dua të të shoh edhe unë…

Gjesti: Të ta puth syrin…

Mami i Gjestit: Edhe unë ty.

Babai i Gjestit: Ne e ndjekim pa ndalim Big Brotherin kështu që vazhdo kështu. Je duke bërë një lojë shumë të mirë, bëj gajret se na kënaqe.

Mami i Gjestit: Mos mu mërzit, bëhu i fortë edhe këto ditë.

Gjesti: Vetëm për ju e bëj…

Mami i Gjestit: Bëje për vete, për familjen dhe askënd tjetër.

Babai i Gjestit: Kur ishte i vogël flinte me mua dhe më thoshte edhe kur të rritem dhe martohem do të fle me ty. Tani që është rritur më ka harruar…

Gjesti qesh: Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni dicka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë ke me na harru kur të martohesh. Edhe kur të martohem s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë. Ju dua, më prisni.

PROMO

Nga Rubrika