E premte, 25 Prill, 2025
19.5 C
Pristina

Gjesti shfaqet me një tjetër arritje, pas fitores së BBVA

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas disa javësh të mbushura me emocione, debate e momente të paharrueshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari kosovar Gjesti ka shkruar historinë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Më 19 prill, Gjesti u shpall fitues i këtij formati të ndjekur nga mijëra qytetarë në mbarë trojet shqiptare, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Por suksesi i tij nuk është ndalur me kaq. Profili i Gjestit në Instagram ka përjetuar një “shpërthim” të ndjekësve, duke arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 603 mijë ndjekësve – dëshmi e përkrahjes së madhe dhe dashurisë që publiku i ka treguar gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda “Big”-ut.

Ky fenomen i popullaritetit, që ka marrë formë eksplozive, tregon se Gjestin e kanë mbështetur jo vetëm ndjekësit në Shqipëri, por edhe ata në Kosovë dhe diasporë.

Nga secila publikim e postim, arti dhe personaliteti i tij kanë apeluar në mënyrë të veçantë tek të rinjtë, duke i bërë ata të identifikohen me historinë e tij.

Pjesëmarrja e tij në Big Brother ka qenë e mbushur me sfida, por gjithashtu dhe me momente të veçanta dhe të kujdesshme, të cilat e kanë ndihmuar atë të ndërtojë një lidhje të fortë me audiencën. Ai ka ndarë historitë e tij personale dhe emocionet, duke krijuar një lidhje të ndjeshme me ata që e ndjekin.

 

PROMO

Nga Rubrika