Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka kurorëzuar dashurinë e saj me Val Krasniqin, duke e ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Adelina shfaqet e lumtur dhe e emocionuar, ndërsa e quan veten “zonja Krasniqi”, duke konfirmuar kështu martesën e tyre.
‘Të dua sa jetën burri më i bukur në botë Val krasniqi! Zonja Krasniqi!’ ka shkruajtur ajo krahas postimit.
Ndryshe, Adelina dhe Vali janë prindër të lumtur të Uliksit.