E martë, 10 Qershor, 2025
11.2 C
Pristina

Egli Tako në Prishtinë: Çfarë rrëfejnë burimet për takimin e saj të mistershëm

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Egli Tako ndezi rrjetin në fillim të javës, duke postuar një foto misterioze nga Prishtina, konkretisht nga Rruga B.

Postimi i saj nuk zbuloi shumë detaje, por mjaftoi për të shkaktuar një valë spekulacionesh dhe diskutimesh nëpër portale dhe rrjetet sociale.

Ajo u takua me Gjestin? Sa kohë qëndroi në qytet? Pse erdhi në Prishtinë? Këto janë disa nga pyetjet që fansat dhe ndjekësit e saj po bëjnë me ngut, të cilat shpresojnë të marrin përgjigje në vazhdim.

Sipas burimeve të sigurta nga Prive, Egli Tako ka qëndruar për rreth tri ditë në Prishtinë, ku është parë duke shijuar atmosferën e kryeqytetit.

Ajo u largua pikërisht në ditëlindjen e Gjestit dhe, sipas raportimeve, është parë duke u shoqëruar nga një shoqe të saj, me të cilën ka qëndruar në një nga hotelet më të njohura të qytetit.

Sipas informacioneve të marra nga Prive, qëllimi i vizitës së saj ishte pune. Egli po punon në projekte të reja muzikore, dhe burimet sugjerojnë se ajo ka një surprizë të madhe për fansat e saj në horizont.

Më tej, burimet theksojnë se kjo vizitë nuk ka qenë thjesht për të kaluar kohë, por një mundësi e mirë për të krijuar dhe zhvilluar ide të reja muzikore në ambientet e Prishtinës.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo është takuar me disa artistë lokalë, të cilët e kanë ndihmuar të merrte frymëzim nga kultura dhe kreativiteti që ofron ky qytet i njohur për ndihmesat e tij në muzikën shqiptare.

Për të mësuar më shumë rreth projekteve të saj të ardhshme dhe për të kapur pamjet e saj nga Prishtina, shikoni videon e mëposhtme!

PROMO

Nga Rubrika