Aktorja e njohur Olta Gixhari muaj me parë ka treguar se është në përgatitje të shtëpisë së re.
Përmes disa postimeve në Instagram, Olta ka zbuluar se tashmë është akomoduar në shtëpinë e re.
Në imazhet e publikuara shihet një pjesë nga shtëpia e saj luksoze, ku detajet e rregullimit kanë zgjuar interesim tek fansat e saj.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan momente nga jeta e saj personale, dhe nuk kanë munguar as komente nga ndjekësit.