Web Analytics
E premte, 18 Korrik, 2025
22.7 C
Pristina

Formohet një parti e re politike në Kosovë me vlera të reja kombëtare

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

“Forca e Re Kombëtare”, është subjekti më i ri politik i formuar në Kosovë nga Ferid Agani.

Përmes një komunikate për media, ata kanë njoftuar se më 14 dhe 17 Korrik, u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ të nismës politike konservatore “Forca e Re Kombëtare”, si hap i rëndësishëm drejt themelimit të subjektit të ri politik që synon të sjellë frymë të re të përfaqësimit qytetar, identitar, moral dhe kombëtar në skenën politike të Kosovës.

Mbledhja u zhvillua në atmosferë serioze dhe përbashkuese.

Mori pjesë themeluesit e nismës, personalitete me përvojë në jetën publike, akademike dhe politike, si dhe përfaqësues nga qytetarë të interesuar për një alternativë politike me vlera të qarta etike, kulturore dhe shtetformuese.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se gjatë mbledhjes kanë marrë disa vendime filozofike dhe organizative.

Me vendimet e marra, u aprovua Rregullorja e Punës së Këshillit Organizativ.

U zgjodh kryetari i Këshillit Organizativ dhe u konstituuan strukturat drejtuese.

Një përfaqësues ligjor u emërua për paraqitje në KQZ dhe përfaqësim institucional.

U vendos gjithashtu që të themelohen grupe të punës që do të hartojnë dokumentet themelore: Statutin, Programin Politik dhe Platformën Ideologjike të subjektit të ri, si dhe Strategjinë Zgjedhore dhe Rregulloret e Brendshme Organizative.

U miratua Deklarata Politike e Mbështetjes, e cila afirmon vlerat themelore mbi të cilat do të ngrihet subjekti i ri: familja, tradita, morali, identiteti kombëtar dhe liria individuale në kuadër të rendit kushtetues demokratik.

Këshilli Organizativ u dakordua që procesi i themelimit të subjektit të ri politik të mbështetet në parimin e bashkimit të Partisë së Drejtësisë me Grupin Politik të Intelektualeve “Integriteti”.

Ky bashkim ka për qëllim të shkrijë trashëgiminë 25-vjeçare me vizionin e ri për të ardhmen e Kosovës.

Me këtë akt themelues, “Forca e Re Kombëtare” hyn në një fazë të re të organizimit të saj.

Në qendër të këtij objektivi qëndron ndërtimi i një subjekti politik të përgjegjshëm, të hapur dhe të angazhuar për të mirën e përbashkët të qytetarëve të Kosovës.

Prandaj, ky subjekti i ri politik ka si synim krijimin e një klime të re politike, në të cilën do të respektohen vlerat e qytetarëve dhe do të inkurajohet pjesëmarrja aktive e tyre.

Vetëdija për rëndësinë e angazhimit qytetar dhe përfaqësimit të denjë politik është thelbësore për zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës.

Ne ju ftojmë të shprehni mendimin tuaj mbi këtë zhvillim të rëndësishëm.

**Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**

PROMO

Nga Rubrika