Analisti Viktor Buzhala, ka komentuar rreth situatës politike dhe skenarëve të mundshëm të zhvillimeve në Kuvend.
Ai ka theksuar se është pothuajse i sigurt që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, do të jetë prapë emri që do të propozohet për kryetare të Kuvendit.
Sipas tij, kjo do të ndodhë tri herë rresht – aq sa ka lejuar Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, Buzhala ka thënë se edhe pas herës së tretë nuk pret që të vijë ndonjë propozim tjetër nga Vetëvendosje.
Ndërkaq, nesër do të mbahet seanca konstituive.
“Do të propozohet Albulena Haxhiu, për këtë jam shumë i sigurt, do të propozohet tri herë. Por, jam i sigurt që s’do të propozojnë as pas herës së tretë dikë tjetër. Gjasat janë që do të abstenojnë nga procesi, deri kur të shkojnë 30 ditë”, ka thënë Buzhala në RTVDukagjini.