Web Analytics
E enjte, 21 Gusht, 2025
32.3 C
Pristina

‘Të metat’ e unazës së fejesës së Georgina Rodriguez, të cilat nuk u panë…

Mediat sociale u çmendën kur Georgina Rodriguez zbuloi unazën e saj të fejesës, një dhuratë e veçantë nga Cristiano Ronaldo, që zyrtarizoi lidhjen e tyre të dashurisë.

Unaza, e cila është një krijim unik nga marka e njohur e bizhuterive në Bilbao, Dámaso Martínez, ka shkaktuar një valë komentesh dhe diskutimesh. Por, a është ajo vërtet unaza ideale për një fejesë?

Çfarë e bën këtë unazë të veçantë?

Sipas ekspertëve të bizhuterive, ka një aspekt që ka kaluar pa u vënë re. Juana García Sánchez, një specialist në këtë fushë, thotë se unaza që Ronaldo i dhuroi Georginës nuk është një unazë tradicionale fejesë, por më tepër një “unazë kokteji”.

Pse nuk përmbush kriteret e një unaze fejesë?

García Sánchez shpjegon se unaza e Georginës është e madhe dhe e rëndë, me një gur rreth 40 karat, që është më e përshtatshme për një gjerdan sesa për një unazë. Ajo thekson se është e pakëndshme dhe kufizon lëvizjen e gishtave, duke e bërë atë të papërshtatshme për përdorim të përditshëm.

“Në thelb, kjo unazë është më shumë një aksesor formal, i dizajnuar për të tërhequr vëmendjen në ngjarje të veçanta, sesa për të simbolizuar një angazhim të përjetshëm”, shprehet ajo.

Dallimi mes unazës së fejesës dhe asaj të koktejve

Unazat për koktej, si ajo e Georginës, kanë origjinën e tyre në vitet 1920, gjatë Prohibicionit në Shtetet e Bashkuara, dhe janë krijuar për të shfaqur pavarësinë dhe stilin personal të grave. Ato janë të mëdha dhe tërheqëse, të dizajnuara për raste të veçanta, jo për t’u mbajtur çdo ditë.

Një unazë fejesë tradicionale, nga ana tjetër, duhet të jetë e rehatshme dhe e lehtë për t’u mbajtur, duke simbolizuar dashurinë dhe besnikërinë, dhe zakonisht është e bërë nga ari, e verdhë apo e bardhë.

PROMO

Nga Rubrika