Një dhimbje e madhe ka goditur familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka bërë me dije në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.
Në një postim prekës, Marin shprehet se kjo duhej të ishte një ditë e lumtur për familjen e tij, me ardhjen në jetë të birit, por fatkeqësisht gjithçka mori një kthesë tragjike.
“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shprehet ai mes dhimbjes së madhe.
Pas këtij lajmi të trishtë, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, e cila ka ripostuar mesazhin e Marinit, duke e ndarë me ndjekësit dhimbjen e përbashkët. Ajo thekson se humbja është e paimagjinueshme.