Web Analytics
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
25.2 C
Pristina

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

Dorëheqja e Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shkaktuar reagime të shumta në skenën politike kosovare.

Aliu ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e tij të dorëheqjes te Kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se ky vendim është marrë pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat për qeverinë, e cila përballet me sfida të shumta, duke përfshirë menaxhimin e burimeve natyrore dhe planifikimin hapësinor. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka sjellë tensione të reja në politikën e vendit.

Lexoni të plotë postimin

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.

PROMO

Nga Rubrika