Web Analytics
E enjte, 28 Gusht, 2025
18.4 C
Pristina

AAK e përjashton nga grupi parlamentar Adem Hoxhen pasi votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo tregoi se vendimi është marrë pasi Hoxha kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Vazhdimi i seancës konstituive ka nisur në ora 11:00./Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika