Sot është një ditë e veçantë për Sara Gjordenin pasi ajo feston ditën e lindjes.
Bashkëshorti i saj, këngëtari Bardhi, e ka uruar me fjalët më të ndjera, duke ndarë me ndjekësit edhe një dëshirë të madhe që ka për vitin që vjen.
“Gëzuar ditëlindjen gruja ime, gjithmonë i bekum që e kam dikon si ti shok t’jetës. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke beku me gjithçka që i kam kerku Zotit. Ditëlindjen tjetër ishalla bihet Nea me vlla” ishte shprehur këngëtari.
Urimi i Bardhit preku zemrat e ndjekësve, të cilët e mbushën çiftin me komente dashurie dhe bekime për familjen e tyre.
Mes fjalëve të thjeshta, por plot ndjenjë, ai tregoi edhe një herë sa i lidhur është me Sarën dhe sa shumë vlerëson rolin e saj si partnere dhe nënë.