Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen e një të riu nga Peja, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar.
Një aksident i rëndë me motor katër rrotësh i mori jetën një djali të ri nga fshati Qungur i Pejës, duke lënë pas trishtim dhe boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Dhimbja është e pakufijshme, pasi i ndjeri ishte vëllai i Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të “Big Brother Vip Albania”, me të cilin kishte një lidhje të pazëvendësueshme.
Pamje prekëse kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku Gjesti shihet krah për krah me vëllain e tij në ditët më të bukura të jetës, duke kaluar kohë të lumtura në fshat, mes natyrës dhe familjes. Këto momente, të mbushura me dashuri e afërsi vëllazërore, sot janë kthyer në kujtime të çmuara dhe një plagë të dhimbshme për zemrën e tij.
Shumë fansa, miq dhe kolegë të Gjestit kanë ndarë reagime të forta emocionale, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të papritur. Komentet dhe mesazhet e tyre janë dëshmi e mbështetjes dhe ngrohtësisë që publiku ka ndaj tij në këtë periudhë të rëndë.
Familja e të ndjerit është e shokuar nga kjo tragjedi, teksa përballen me një dhimbje që nuk përshkruhet dot me fjalë. Për Gjestin, kjo është goditja më e madhe e jetës, pasi humbi jo vetëm një vëlla, por edhe një mik të ngushtë, një mbështetje të përhershme dhe një pjesë të shpirtit të tij.
Kujtimet nga fshati, ku ata dikur qeshnin e ndanin çdo ditë së bashku, tashmë mbeten vetëm si dëshmi e një dashurie të pastër vëllazërore që as koha, as tragjedia nuk mund ta fshijë.
Shiko videon: