Agjenti i njohur imobiliar, Arbër Dervishaj, i cili realizoi një video të pazakontë ku shfaqej duke dalë nga një “varr” për të reklamuar shitjen e pronave, ka marrë një kthim të papritur, pavarësisht kritikave të forta në rrjet.
Videoja e tij ishte cilësuar si një gjest “i turpshëm” për të fituar klikime në mes të krizës së tregut të ndërtimit, ndërsa qytetarët e kritikuan ashpër.
Megjithatë, Dervishaj ka arritur objektivin e tij. Pavarësisht komenteve negative, ai ka fituar mbi 1000 ndjekës të rinj në rrjetet sociale, ndërsa vetë videoja ka shkuar rreth 700 mijë shikime.
Ky veprim tregon se Arbër Dervishaj, pavarësisht metodës së diskutueshme, arriti të shfrytëzojë vëmendjen e rrjetit.
Për të, polemika ka rezultuar fitimprurëse, duke i dhënë reklamës së tij një shpërndarje virale.