Web Analytics
E shtunë, 4 Tetor, 2025
9.7 C
Pristina

Ronaldo Sharka kapet mat duke ofenduar Heidi Bacin në mënyrë tinzare?

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e bujshme ka përfshirë gazetarin dhe prezantuesin e njohur Ronaldo Sharka, i cili dyshohet se është kapur “mat” duke komentuar nga një llogari fallco në Instagram.

Lajmi u publikua fillimisht nga emisioni satirik “Andale”, i cili pretendon se ka zbuluar se një profil me emrin “Gertafanpage” – i prezantuar si një faqe fansash – në fakt ka qenë nën kontrollin e vetë Ronaldos.

Sipas tyre, kjo llogari është përdorur për të bërë komente kritike dhe ofenduese, ndër to edhe ndaj ish-banores së “Big Brother VIP”, Heidi Baci.

Në një prej komenteve të publikuara nga “Andale”, llogaria shkruante:

“Heidi Baci një ndër këto pse s’e thua me emër apo ke frikë se të heq Topi nga puna? E pe te ‘Goca dhe Gra’ që ishin profile fake që komentonin ‘duam Heidin’?”

Pas këtij zbulimi, emisioni shkoi edhe më thellë në analizë. Një nga personazhet e “Andale” deklaroi:

“Ky account kishte rreth 4 mijë ndjekës dhe ripostonte të gjitha reklamat e Ronaldos. Madje një foto e Eriola Doçit nga viti 2023 e kishte tag këtë faqe. Nga një hulumtim më i thellë, rezultoi se kjo ka qenë faqja zyrtare e emisionit ‘Mos i bjer më top’, që ai kishte në Top Channel. Tani profili është zhdukur.”

Pas publikimit të kësaj historie, ndjekësit në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente, duke akuzuar Ronaldon se po përdor profile false për të ndezur debate artificiale dhe për të sulmuar publikisht personazhe të njohura.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, vetë Ronaldo Sharka nuk ka reaguar për akuzat.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjedhë ta mohojë këtë situatë apo do të heshtë duke e lënë publikun të gjykojë vetë.

PROMO

Nga Rubrika