Web Analytics
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
10.3 C
Pristina

Selena Gomez nuk e ftoi në dasmë, flet aktorja që i shpëtoi jetën duke i dhuruar veshkën: Tashmë është miliardere dhe…

Francia Raisa, aktorja që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood-it nuk e ftoi në dasmën e saj.

Aktorja 37-vjeçare, në një intervistë të fundit, u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.

Ajo foli për martesën e Selena Gomez me producentin Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.

“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të,” tha Raisa.

E pyetur se çfarë do t’i thoshte kujtdo që mendon të dhurojë organe, aktorja theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, jo me krijimin e një lidhjeje të veçantë me të.

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj,” shtoi ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit. “Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë.”

PROMO

Nga Rubrika