Web Analytics
E enjte, 9 Tetor, 2025
11.9 C
Pristina

Lum Gashi – nga një ushtar i zoti dhe një drejtor i suksesshëm në drejtimin e qytetit: kandidati që njeh Prishtinën në çdo detaj

Prishtina ka nevojë për njerëz që e njohin qytetin, që e kanë jetuar çdo rrugë të tij, çdo sfidë dhe çdo mundësi për zhvillim.

Një prej tyre është Lum Gashi, kandidat për Asamble të Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 6 në listë – një emër që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve.

Nga uniforma ushtarake në misionin civil për qytetin

Lum Gashi është një shembull i përkushtimit ndaj shtetit dhe komunitetit.

Si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ai ka shërbyer me dinjitet dhe disiplinë, duke ndërtuar bazat e një karakteri që i qëndron besnik vlerave të përgjegjësisë dhe integritetit.

Këto vlera i ka bartur edhe në jetën civile, aty ku sot kërkon t’i shërbejë Prishtinës me të njëjtin përkushtim.

Eksperiencë e gjerë në urbanizëm dhe menaxhim

Lum Gashi është drejtor i operativ në American School of Kosovo (ASK), ku udhëheq me profesionalizëm dhe efikasitet.

Më parë ka punuar në Drejtori të Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit.

Me diplomë në Gjeografi – drejtimi Urbanizëm, dhe Master në Arkivistikë, ai kombinon dijen teknike me qasjen moderne të planifikimit dhe organizimit urban.

Njohja e tij me terrenin, dokumentacionin dhe strukturën e qytetit e bën një zë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Prishtinës.

Një menaxher i lindur – dhe një njeri i afërt me qytetarin

Përveç angazhimeve publike, Lum Gashi njihet për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në menaxhim dhe komunikim njerëzor.

Ka qenë drejtues dhe pronar i disa prej restoranteve më të njohura të Prishtinës, ku ka ndërtuar ekipe të suksesshme dhe ka fituar respektin e shumë qytetarëve.

Shumë e përshkruajnë si një njeri friendly, të qetë, bashkëpunues dhe gjithmonë pozitiv – cilësi që rrallë gjenden në politikë.

Një vizion për një Prishtinë më funksionale dhe më njerëzore

Si kandidat për Asamble Komunale, Lum Gashi sjell një vizion të qartë për urbanizim më të mençur, administratë më efikase dhe qytet më të rregullt. Ai beson se Prishtina mund të jetë qytet i zhvillimit modern, por pa humbur shpirtin e mikpritjes dhe dinamikës që e bën të veçantë.

“Prishtina meriton njerëz që nuk premtojnë vetëm – por punojnë realisht. Unë jam gati ta jap kontributin tim për qytetin ku kam jetuar, punuar dhe dhënë gjithmonë më të mirën time,” shprehet Lum Gashi.


🗳 Numri 6 në listën e PDK-së – për një Prishtinë që zhvillohet me mend dhe zemër.

Zgjidh Lum Gashin, njeriun që i njeh hallet, rrugët dhe ëndrrat e Prishtinës.

PROMO

Nga Rubrika