Web Analytics
E diel, 12 Tetor, 2025
14.4 C
Pristina

Voton Kurti: Qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit.

Ai ka votuar i vetëm, në njërën nga qendrat më të mëdha në kryeqytet.

Kurti pasi e ka hedhur votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoj të gjithë qytetarët të votojnë.

“Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin e pijës. Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, tha ai.

PROMO

Nga Rubrika