Web Analytics
E martë, 21 Tetor, 2025
9.3 C
Pristina

Dalina Buzi me rrëfim tronditës: Ja ç’më bëri pas shtatzënisë bashkëshorti i Adelina Ismailit

Moderatorja e njohur, Dalina Buzi, ka treguar një përjetim të pazakontë që lidhet me Val Krasniqin, bashkëshortin e këngëtares Adelina Ismaili.

Ajo e cilësoi këtë episod si një mësim të rëndësishëm për jetën dhe kufijtë personalë.

Në emisionin “The Dalina Show”, ku po diskutohej tema e transformimit të vetvetes pas moshës 40 vjeç, Dalina theksoi se një ndër ndryshimet më të mëdha të saj ishte pikërisht guximi për të vendosur limite.

Dhe për ta ilustruar këtë, ajo solli një moment shumë delikat të jetës së saj.

Ngjarja kishte ndodhur menjëherë pasi ajo kishte sjellë në jetë fëmijën.

Ndërkohë që ndodhej ende në maternitet, ajo mori një telefonatë nga Val Krasniqi.
Ai ishte irrituar për një incident në lidhje me një kopertinë të revistës së saj “Anabel”, ku ishte në fokus Adelina Ismaili.

“Isha në maternitet, sapo kisha lindur,” – tregoi Dalina.

“Po punoja për kopertinën e Adelina Ismailit. Nuk e di çfarë kishte ndodhur me një pjesëtar të stafit tim, por bashkëshorti i Adelinës ishte shumë i nervozuar dhe më mori në telefon aty, në atë gjendje.”

E befasuar nga toni i tij, ajo iu përgjigj me një mesazh:

“‘Të lutem, sapo kam lindur.’”

Por përgjigjja që mori nga ai ishte:

“‘Është problemi yt që e ngre telefonin.’”

Dalina pranoi se në atë moment nuk e kuptoi menjëherë mesazhin që fshihej pas kësaj situate.

Megjithatë, më vonë e kuptoi se kishte vënë veten në pozicion të padrejtë duke toleruar diçka të tillë.

“Ndihesha sikur e kisha poshtëruar veten time,” – tha ajo.

Ajo vazhdoi ta zgjidhte problemin, madje duke larguar nga puna edhe personin e stafit që kishte shkaktuar incidentin.

Por ajo që i mbeti në mendje nuk ishte vetë problemi, por mungesa e një “Më fal” nga ana tjetër.

“Fakti që ai nuk tha asnjëherë ‘Më fal,’ por më tha ‘Ti vetë zgjodhe ta ngresh telefonin’… Më ndiqet gjithmonë ajo fjali. Dhe sot them:

‘Ja ku e sheh si e vendos veten.’

Dhe vjen një moshë që nuk e pranon më.”

PROMO

Nga Rubrika