Web Analytics
E enjte, 23 Tetor, 2025
9.9 C
Pristina

Labinot Rexha rrëfen bullizimin nga artistët: “Më kanë mbyllur në arkivol”

Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional, duke zbuluar për herë të parë disa nga përjetimet më të rënda të jetës së tij.

Në një intervistë prekëse, ai ka folur hapur për bullizimin që ka përjetuar ndër vite, si dhe për dhimbjen e madhe pas humbjes së babait.

“Disa artistë, për me bë ‘shaka’, më kanë mbyll në arkivol,” ka rrëfyer Rexha, duke treguar se përjetoi momente shumë të vështira psikologjikisht.

Sipas tij, në vend që të gjente mbështetje dhe solidaritet nga kolegët e tij në muzikë, shpesh është përballur me tallje dhe përbuzje.

“Unë kisha nevojë për përkrahje, jo të më bëjnë dëm,” ka shtuar ai me dhimbje, duke pranuar se bullizimi ka ardhur nga disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore në Kosovë.

“Nga tre artistët e mirënjohur në Kosovë, unë jam bullizu shumë.

Nuk i kam tregu kurrë familjes time,” ka theksuar këngëtari, duke lënë të kuptohet se historia e tij fsheh ende shumë plagë të pashëruara.

Labinoti kujtoi gjithashtu periudhën e vitit 2003, kur humbi babain e tij — një moment që e tronditi thellë dhe i ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Në 2003 më ka vdekur babai, isha i mërzitur, nuk kishim dokumenta ta sillnim trupin.

Nuk kemi qenë askush në varrim,” ka treguar ai me lot në sy.

Artisti shtoi se për shumë kohë është përpjekur ta përballojë këtë dhimbje në heshtje, duke mos dashur ta rëndonte familjen me historitë e tij të vështira.

Në fund, Rexha ka paralajmëruar se nëse do të bëhet pjesë e Big Brother, do të zbulojë emrat e kolegëve që e kanë bullizuar dhe do të tregojë të vërtetën e plotë të pas perdeve të showbizit kosovar.

Një rrëfim i tillë nga Labinot Rexha ka prekur shumë ndjekës dhe ka ngjallur reagime të shumta, duke hapur sërish temën e ndjeshme të bullizmit në botën e artit shqiptar.

PROMO

Nga Rubrika