Web Analytics
E shtunë, 25 Tetor, 2025
13.7 C
Pristina

“Ma mirë s’ke me gjetë”, Loredana reagon me stil ndaj Jozit: Të fala…

Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë!

Dyshja e njohur ka rikthyer vëmendjen e publikut me një shkëmbim të ashpër mes postimeve në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre është akoma një temë e nxehtë.

Çfarë fshihet pas këtyre mesazheve të koduara?

Gjithçka filloi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”.

Ky postim u shoqërua me një mbishkrim provokues që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

Kjo frazë u interpretua si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, duke e bërë situatën akoma më interesante për fansat e tyre.

Ky mesazh erdhi vetëm dy ditë pas deklaratës së Loredanës në ‘Shqipëria Live’, ku ajo theksoi se Jozi ishte partneri i saj i vetëm për këtë vit.

Kjo situatë ka ngritur më shumë pyetje rreth marrëdhënies së tyre dhe ndjenjave që ende mund të kenë për njëri-tjetrin.

Përgjigjja e Loredanës nuk vonoi.

Ajo publikoi një foto të re, ku mbishkrimi dukej si një përgjigje e qartë ndaj Jozit: “Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

Kjo reagim u interpretua si një thumb i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht se është një vajzë jo fytyrë publike.

Kjo situatë ka bërë që fansat të spekulojnë se çfarë ndodh realisht mes tyre.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, por pas përfundimit të spektaklit, ata konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara.

Megjithatë, fansat vazhdojnë të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar shenja të komunikimit të fshehtë.

Në fund të gjithë kësaj, fansat kanë nisur të pyesin: A ishte vërtet mesazhi për Jozin, apo ndoshta për Don Xhonin? Kjo situatë ka krijuar një atmosferë misteri, ndërsa Loredana ka zgjedhur të lërë gjithçka të hapur për interpretim.

PROMO

Nga Rubrika