Web Analytics
E diel, 26 Tetor, 2025
10.8 C
Pristina

Kurti para sfidës finale, sot vendoset për formimin e Qeverisë së re

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët do të votojnë për Qeverinë e re të propozuar nga mandatari Albin Kurti.

Kjo është dita e fundit e mandatit që presidentja Vjosa Osmani i ka dhënë Kurtit për të prezantuar kabinetin qeverisës dhe programin e tij.

Seanca e jashtëzakonshme plenare do të fillojë në ora 10:00, me rendi të vetëm të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për formimin e ekzekutivit të ri kërkohen 61 vota pro.

Nëse Qeveria nuk arrin të marrë mbështetjen e nevojshme, Albin Kurti do të hyjë në histori si mandatari i parë që nuk ka arritur të formojë qeverinë, pasi në të gjitha proceset e mëparshme mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash që në herën e parë.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në rast të dështimit të sotëm, ajo brenda dhjetë ditëve do t’i ftojë partitë politike për të parë nëse ndonjëra mund të sigurojë 61 votat e kërkuara.

Nëse as përpjekja e dytë nuk rezulton me sukses, Kushtetuta e detyron atë të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 40 ditëve.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Vetëvendosje doli fituese me 48 ulëse, PDK me 24, LDK me 20, ndërsa koalicioni AAK–Nisma siguroi 8 ulëse. Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara (9 të Listës Serbe dhe 1 të Nenad Rashiqit), ndërsa 10 ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet jo-serbe./TG/

PROMO

Nga Rubrika