Web Analytics
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
9.7 C
Pristina

Përplasje mes Nedës dhe Rozanës pas pyetjes për mbiemrin e ish-bashkëshortit: “Ka mbaruar Big-u”

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për të diskutuar rreth divorcit të saj me ish-partnerin Ogren Balluku, pas 15 vitesh bashkëjetese, si dhe për botimin e librit të saj “I dashur, ti je trap”.

Gjatë emisionit, Neda u ul krah Rozana Radit, me të cilën kishte pasur përplasje të forta gjatë “BBV”, ku Rozana ishte konkurrente, ndërsa Neda opinioniste.

Kjo dinamikë krijoi tension të dukshëm mes dy grave, duke lënë të kuptohet se kishte hatërmbetje mes tyre.

Rozana, duke e provokuar Neden, e pyeti: “Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi?” Neda iu përgjigj me një ton të qartë, duke theksuar se ishte thjesht një rastësi dhe se nuk bëhen shaka me gjërat e jetës.

Ajo theksoi se di të ndajë punën e saj publike nga situatat familjare.

Pas kësaj, Rozana e sfidoi Neden për mënyrën se si menaxhon dashurinë në ekran, duke e lidhur këtë me programin e saj “Përputhen”, ku ajo pretendohet se mëson rininë si të dashurohet.

Neda e kundërshtoi këtë, duke thënë se nuk është detyra e autorëve të mësojnë të rinjtë si të dashurojnë.

“Ti t’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, se si do shkosh t’ua mësosh të rinjve, nuk është ok,” tha Neda, duke theksuar se brezi i ri duhet të tregojë se si dashuron, dhe jo të mësohet nga të tjerët.

Rozana, duke u përpjekur të mbrojë pikëpamjen e saj, i tha Nedes se nuk qëndronte ajo që ajo kishte thënë, duke e përmendur faktin se ata ishin ndarë disa vite më parë

Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Neda, e cila e sfidoi Rozanën me një pyetje të re.

Një tjetër moment i tensionuar ishte kur Rozana e pyeti Neden në lidhje me mbajtjen e mbiemrit të ish-bashkëshortit.

Neda, duke qeshur me ironi, tha se pyetja ishte “llafe grash”, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Pas transmetimit të intervistës, rrjetet sociale shpërthyen me reagime.

Shumë nga ndjekësit e kritikuan Neda Ballukun për qëndrimin e saj arrogant dhe përçmues, duke vënë në dukje mënyrën ironike dhe tonin e saj gjatë përballjes me Rozanën.

Kjo ngjarje ka ngjallur një debat të gjerë mbi etikën e diskutimeve publike dhe marrëdhëniet mes individëve në media.

Nga Rubrika