Web Analytics
E hënë, 10 Nëntor, 2025
9.4 C
Pristina

I kopjoi look-un, Luana Vjollca thumbon publikisht Megi Pojanin

Disa foto të fundit të publikuara nga Megi Pojani kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Moderatorja u shfaq me një look krejtësisht të ri, me flokët e prerë shkurt dhe të stiluar në mënyrë moderne, duke marrë dhjetëra komente që e krahasuan me Kim Kardashian.

Megjithatë, shumë ndjekës vunë re edhe ngjashmëri të forta me pamjen që Luana Vjollca kishte prezantuar rreth një muaj më parë.

E veshur gjithashtu me të zeza dhe me të njëjtin stil flokësh, Megi solli një imazh që shumë e panë si të frymëzuar nga look-u i Luanës.

Ky detaj duket se nuk kaloi pa u vënë re nga moderatorja tjetër.

Luana reagoi në Instastory, ku publikoi një foto të vetes me të njëjtin stil, duke shkruar: “Meqenëse na i kujtuat…” – një koment që shumë e interpretuan si kunjë ndaj Pojanit.

Menjëherë pas kësaj, Luana postoi një seri fotosh dhe videosh nga sesioni i saj fotografik, realizuar një muaj më parë.

Ndërkohë, ndjekësit vunë re edhe një tjetër detaj: dy moderatoret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Nga Rubrika