Gazetari i njohur Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë mëngjes gjatë intervistës së tij në programin “Zgjohu me MCN”, ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur mes moderatores Luana Vjollca dhe ish-partnerit të saj, biznesmenit Krenar Çoçaj.
Sipas Tozajt, Luana po e përndjek ish-të dashurin e saj në udhëtimet e fundit që ai ka bërë me partneren aktuale, modelen e njohur Endi Demneri.
Gazetari shtoi se së fundmi, moderatorja është gjendur në të njëjtin avion me çiftin, gjatë një fluturimi drejt Milanos.
Ky nuk është rasti i parë që përflitet për një “rastisje” të tillë. Edhe gjatë verës, mediat rozë raportuan se Krenari dhe Endi po kalonin pushimet në Saint-Tropez, ndërsa në të njëjtën periudhë atje ndodhej edhe Luana, e cila po shijonte kohën me mikeshat e saj.
Fotot dhe detajet e publikuara në atë kohë ngjallën dyshime se moderatorja po kalonte pushime shumë afër ish-it të saj, megjithëse asnjë prej palëve nuk reagoi për lajmet që qarkullonin.