Ditëve të fundit mediat rozë janë mbushur me thashetheme se modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka vendosur t’i japë fund martesës me bashkëshortin e saj, biznesmenin dhe miliarderin rumun Dragos Savulescu.
Spekulimet nisën pasi u vu re një pauzë e gjatë e çiftit në paraqitjet publike, gjë që menjëherë ndezi dyshimet e publikut.
Por, ndryshe nga shkrimet sensacionale që qarkulluan, një detaj i rëndësishëm ka hedhur poshtë dyshimet për ndarje.
Angela vazhdon të mbajë në Instagram fotografitë dhe momentet e tyre të rëndësishme familjare, përfshirë edhe ato me djalin e tyre.
Asgjë nuk është fshirë nga rrjetet sociale – një veprim që zakonisht shoqëron çiftet e ndara në botën e showbizit.
Kjo ka bërë që shumë fansa të besojnë se gjithë kjo situatë mund të jetë thjesht një bujë mediatike, ndoshta e krijuar për të tërhequr vëmendje, ose një keqkuptim i publikut, pasi çifti prej kohësh ruan privatësinë dhe nuk shfaqet shpesh në media.
Deri në një deklaratë zyrtare nga vetë Angela apo Dragos, mbetet të shihet nëse zërat për ndarje do të rezultojnë të vërtetë, apo thjesht një “stuhie” e radhës e mediave rozë.
Për momentin, rrjetet sociale tregojnë të kundërtën: familja mbetet e bashkuar. 💍✨
