Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu ka folur rreth edicionit më të ri të këtij formati gjigant.
Ajo është pyetur rreth çifteve që mund të krijohen brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Sipas saj, Elijona dhe Toney kanë kimi mes tyre, por e njëjta u shpreh se këngëtarin, Kushtrim Kelani nuk dëshiron ta shoh me askënd.
“Kushtrimin shpresoj që jo me ndokënd”, tha ajo.
E pyetur pse e ka këtë mendim, ajo nuk dha ndonjë shpjegim, duke ngritur kështu pikëpyetje nëse mund të ketë një relacion mes dyshes.
