Web Analytics
E premte, 21 Nëntor, 2025
12.1 C
Pristina

Dolce nis ditën me ushtrime, “trondit” me linjat e zjarrta trupore (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, ka nisur ditën plot energji dhe aktivitet fizik.

Si çdo mëngjes, ajo u pa duke kryer ushtrime në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, ndërsa momenti u transmetua nga Klan Kosova.

Dolce po dëshmon se ruajtja e formës fizike është pjesë e përditshmërisë së saj, duke mos hezituar të ushtrojë pavarësisht kamerave që e ndjekin në çdo hap.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje, ishin format e saj trupore, të cilat shumë prej ndjekësve të spektaklit po i cilësojnë si “perfekte”.

Ky dedikim ndaj aktivitetit fizik duket se do të jetë një nga karakteristikat më të dallueshme të Dolce-s gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK-së, ndërkohë që publiku tashmë ka filluar ta komentojë shpesh si një prej femrave më tërheqëse të edicionit.

Shikoni videon më poshtë për momentin e plotë: (VIDEO)

Nga Rubrika