Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” ishte një rrugëtim i plotë emocionesh, me debate, tension, por edhe me momente që çuan në lot jo vetëm banorët, por edhe publikun.
Kulmi erdhi në momentin kur u njoftua se banorja që duhej të linte shtëpinë ishte Shkurta.
Me emocion dhe dhimbje, ajo u përshëndet me banorët dhe u dërgua në studio, ku pritej të komunikonte daljen e saj nga gara.
Por surpriza e madhe sapo fillonte.
“Nuk je e eliminuar” – rrugëtimi vazhdon
Kur mbërriti në studio, asaj i është bërë e ditur se nuk ishte eliminuar, por do të vazhdojë garën në një ambient sekret të quajtur “Rid House”, për të cilën banorët e tjerë nuk kanë asnjë informacion.
Ky lajm e tronditi pozitivisht Shkurtën, e cila shpërtheu në lot dhe nisi të dridhej aq shumë, sa mezi mbante mikrofonin në dorë.
Në mes të emocioneve, Shkurta u shpreh me zërin që i dridhej:
“E di pse po dridhem? Arsyeja e vetme është se nuk dua t’i kthehem duar thatë vëllait.”
Kjo fjali e thjeshtë, plot ndjenjë dhe dhimbje, preku thellë moderatorin Alaudin Hamiti, i cili nuk i mbajti dot lotët. Në një moment të rrallë dhe shumë njerëzor, ai i tha:
“Shkurte, na emocionove… Nuk je e eliminuar.”
Momenti që po bën xhiron e rrjetit
Ky episod po shpërndahet kudo, jo për spektakël, por për sinqeritetin dhe ndjeshmërinë njerëzore.
Publiku po vlerëson jo vetëm emocionin e Shkurtës, por edhe reagimin e moderatorit, i cili tregoi se përtej spektaklit, në këtë format ka histori që prekin shpirtin.
Një vajzë që po lufton për ëndrrat e saj.
Një vëlla jashtë që pret me shpresë.
Një moderator që nuk mund t’i fsheh emocionet.
