Spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Kosova 4” ishte i mbushur me debate të nxehta, surpriza dhe… një incident të vogël teknik, që për pak sekonda bëri xhiron e rrjetit.
Teksa po transmetohej një klip për banorët, vëmendja e publikut u tërhoq nga debati dhe u drejtua tek ekrani me pamje të ndarë: nga njëra anë videoja, nga ana tjetër reagimet e banorëve.
Pikërisht në këtë moment, kamera ishte fokusuar tek Linda Rei.
Gjatë një lëvizjeje të pakujdesshme, Lindës iu zbulua aksidentalisht një pjesë e gjoksit, duke krijuar një situatë të sikletshme në transmetim live.
Regjia u përpoq të ndërhynte menjëherë për të ndryshuar kuadrin, mirëpo reagimi erdhi me pak vonesë.
Për disa sekonda, momenti u pa nga shikuesit, të cilët e kapën menjëherë detajin.
Një incident i vogël, por që padyshim nuk do t’iu shpëtojë komenteve të publikut në rrjetet sociale.
Ndërkohë, spektakli vazhdoi me tensione mes banorëve dhe situata të tjera të papritura që po e bëjnë këtë sezon edhe më të komentuar.
Shiko videon nga minuta 1:14