Web Analytics
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
8.1 C
Pristina

Banorët tallen me “eliminimin” e Shkurtës: “E mbajke qaforen …”

Një bisedë e pazakontë mes Londrimit, Edit dhe Dolces, teksa qëndronin jashtë oborrit në “Big Brother VIP Kosova 4”, ka bërë bujë për mënyrën si u komentua largimi i Shkurtës nga shtëpia.

Teksa diskutonin momentin e djeshëm, kur Shkurta la shtëpinë, Londrimi u shpreh i bindur se largimi i saj nuk ishte i zakonshëm. Sipas tij, ajo nuk është eliminuar thjesht nga gara:

“As me Illuminatin s’mundet me kanë ajo, është një hap para tyne.

Ata sigurt e kanë nxjerr me e çu në Big Brother naj kah jasht.

E mbajke qaforen 777,” – tha Londrimi, duke ngritur vetë teori të papritura.

Shifra 777, të cilën ai e përmendi si “shenjë të veçantë”, i shtoi edhe më shumë mister bisedës, duke lënë të kuptohet se Shkurta mund të ketë një rol tjetër, të fshehur nga prodhimi i spektaklit.

Një detaj interesant: Në videon e publikuar, shihet edhe reagimi i Shkurtës nga “Shtëpia Kapsulë”, e cila duket se dëgjon çfarë po thuhet për të, duke shtuar suspensën rreth mënyrës si do vazhdojë loja.

Nga Rubrika