Web Analytics
E hënë, 24 Nëntor, 2025
9.3 C
Pristina

Ndërron jetë gjyshi i Mozzik dhe Getinjos

Një lajm i trishtë ka prekur sot familjen e dy prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, Mozzik dhe Getinjo.

Vdekja e gjyshit të tyre, Bafti Hetemi, ka lënë pas një dhimbje të thellë dhe një ndjenjë humbjeje për ata dhe të dashurit e tij.

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai e përshkroi gjyshin e tij si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar, duke theksuar rëndësinë e tij në jetën e familjes.

Në njoftimin e tij, Mozzik njoftoi se varrimi i të ndjerit do të mbahet sot në orën 15:30, në Fshatin Sojevë të Ferizajt. Ky lajm ka prekur jo vetëm familjen, por edhe fansat e tij, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar,” shkruante Mozzik, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për humbjen e gjyshit.

Kjo humbje vjen disa ditë pasi vetë Mozzik dhe Getinjo kishin ndarë me ndjekësit e tyre lajmin se gjyshi i tyre kishte pësuar një sulm në kokë. Ky incident kishte lënë pas një gjendje të rëndë shëndetësore, duke i shqetësuar ata për shëndetin e tij.

Nga Rubrika