Web Analytics
E martë, 25 Nëntor, 2025
9.5 C
Pristina

“U pasurua në Top Channel, tani ka filluar ta shajë”- Bled Mane shpërthen ndaj Arbana Osmanit

Pas reagimeve të shumta të publikut për episodin e fundit të programit “Mirëmbrëma Yje”, ku morën pjesë Arjan Konomi, Zhaklina Lekatari dhe Inida Gjata, duket se polemikat nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, kritikat vijnë nga brenda vetë botës së medias.

Gazetari Bledi Mane, i ftuar në “Top Albania Radio”, është shfaqur më i ashpër se kurrë në drejtim të moderatores Arbana Osmani.

Në një bisedë me Ronaldo Sharkën, ai akuzoi disa prej ish-figura kryesore të Top Channel për mosmirënjohje dhe sulme të qëllimshme ndaj televizionit që u dha suksesin.

Me tone të forta, Mane deklaroi:

“Lindën, u rritën, u pasuruan, u martuan në ‘Top Channel’ dhe tani kanë filluar të shajnë me podcast-et e tyre vendin që i ushqeu, i edukoi, i iluminoi dhe i bëri të famshëm.”

Gazetari nuk ngurroi të përmendte emra.

Mes tyre, veçoi moderatoren Arbana Osmani, duke e akuzuar se po përdor platformën e saj mediatike për të sulmuar televizionin ku ndërtoi karrierën 20-vjeçare:

“Jam disi i zhgënjyer nga Arbana Osmani, e cila podcastin e saj e ka vënë në shërbim të makinerisë së sharjes së ‘Top Channel’.

Të paktën Arbanës nuk i takonte.”

Deklaratat e tij ringjallin sërish debatin e madh mbi marrëdhëniet e tensionuara mes Arbanës dhe ish-televizionit ku ajo u bë një nga figurat më të mëdha të ekranit shqiptar.

A po kthehet kjo në një “luftë të ftohtë” të hapur mes palëve?

Nga Rubrika