Këngëtari Labinot Rexha më në fund e realizoi ëndrrën për të cilën kishte luftuar prej muajsh.
Ai u bë zyrtarisht pjesë e Big Brother VIP Kosova 4, falë një televotimi ku publiku vendosi ta fusë në shtëpinë më të famshme të vendit.
Por emocionet e hyrjes nuk zgjatën shumë.
Sapo hyri, Labinoti u përball me kritika të ashpra nga Shkurta, e cila nuk kurseu thumbat.
Këngëtari u shpreh me krenari se ishte zgjedhja e publikut, por banorja ia ktheu menjëherë, me ironi:
“Qaq shumë të do publiku, sa që tre veta në protestë i ke pasë.”
Shkurta vazhdoi akuzat, duke pretenduar se Labinoti është futur në shtëpi prej saj:
“Ke ardhë për mua, se fotografinë teme goxha shumë e ke përdor.”
Debati i tyre shkaktoi reagime edhe te banorët e tjerë, duke ndezur menjëherë atmosferën brenda shtëpisë dhe duke dhënë sinjalet e para se përplasjet me Labinin sapo kanë filluar.
Ndiqni videon me momentin: