Web Analytics
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
7.7 C
Pristina

“Je shumë i …”, Dolce çmendet pas muskujve të Edit

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 po vazhdon të ndizet ‘zjarri’ i romancës mes Dolces dhe Edit, çiftit të parë (dhe deri tani të vetmit) të këtij edicioni.

Pos puthjeve dhe përqafimeve në çdo cep të shtëpisë, duket se Dolce ka zbuluar edhe një arsye të re për ta admirimuar partnerin e saj.

Këtë herë, nuk kanë qenë emocionet, por muskujt e Edit që e morën gjithë vëmendjen.

Teksa Edi po kryente ushtrime në oborr, Dolce nuk i kurseu komplimentet dhe vështrimet e saj plot admirim.

Ajo iu afrua me buzëqeshje dhe me ton flirtues tha se ai “është shumë i…” – duke iu referuar trupit të formësuar të tij.

Shikuesit po e komentojnë çiftin si më ‘të nxehtin’ e sezonit, teksa dyshja duket se po shijon jo vetëm emocionet e dashurisë, por edhe fizikun e njëri-tjetrit.

Nga Rubrika