Web Analytics
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
3.4 C
Pristina

E la muzikën iu kthye fesë, por çka ndodhi prapë? Ferki Shala duket se u bë pishman…

Artisti Ferki Shala, për shumë vite i mungoi skenës së muzikës.

Pas një periudhe të gjatë reflektimi, ai u shfaq në media para dy vitesh, duke pranuar se kishte distancuar veten nga muzika për shkak të besimit të tij të thellë.

Shala, i njohur për zërin e tij të veçantë, shprehu se i ishte kthyer fesë dhe se falte pesë vaktet e namazit, duke theksuar rëndësinë e spiritualitetit në jetën e tij.

Një nga deklaratat më të forta të tij ishte se muzika është haram, një qëndrim që shkaktoi shumë diskutime në publik.

“Nuk është e pëlqyeshme, mos me thane vrazhdë tingëllon, haram ajo haram është, por prapë po po them për me zbut pak se në islam nuk është hallal me i përdorë veglat muzikore, a këndo, kurani këndohet, bile ka gara çfarë këndime ka”, kështu tha ai në një intervistë.

Megjithatë, duket se Ferki Shala e ka rishikuar këtë qëndrim dhe po planifikon një rikthim në muzikë, duke lënë pas dilemat e tij të mëparshme.

Ky rikthim mund të jetë një shenjë e re për fansat e tij, të cilët e kanë pritur me padurim një projekt të ri muzikor nga ai.

Video më poshtë për me shumë:

Nga Rubrika